Sara Hoxha zbulon projektin e madh me të cilin po punon dhe kur do të nisë transmetimi
Sara Hoxha ka qenë dje e ftuar në “Më lër të flas”, emisionin e vëllezërve Veshaj.
Ajo foli për shtatëzaninë, jetën personale dhe projektet e reja me të cilat është angazhuar.
Ndër të tjera Sara përmendi “Dancing with the stars” projekti do të nisë transmetimin në tetor dhe me të cilin ajo po punon aktualisht. Duke e konsideruar një projekt të madh, tepër e emocionuar ajo tha se do të vijë ndryshe.
Ne jemi të bindur se bëhet fjalë për një super program i cili do na mbajë të mbërthyer para ekranit. Pjesë e produksiobit të këtij spektakli do të jetë Ilir Shaqiri teksa ende nuk dihet se cilët personazhe do të marrin pjesë.