Saimiri duket i penduar që ka puthur disa vajza
Saimiri i quajtur “Princi modern” e bëri zgjedhjen e tij disa javë më parë.
Nga të gjitha vajzat në emission ai veçoi Merin, nga ku kanë nisur një lidhje dashurie në distancë.
Mirëpo gjatë rrugëtimit në spektakël, Saimiri u përball edhe me kritika sidomos nga vajzat, të cilave nuk iu dukej e arsyeshme që ai të puthte çdo vajzë në takim.
Në një intervistë për revistën “Bordo”, Saimiri shprehet i penduar për këtë duke thënë se disa prej vajzave nuk e kanë merituar puthjen e tij.
“Nuk pendohem për asgjë që kam bërë dhe as një vendim që kam marrë, por ndoshta nuk do kisha puthur disa vajza që kur e mendoj mbrapa s’e kanë merituar”-tha Saimiri.