Sorry, no posts matched your criteria.

Ronela Hajati dënon urrejtjen në rrjete sociale dhe ka një fjalë të fundit për eksperiencën në Eurovision

Ronela Hajati e cilëson Euovisionin si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj. Këngëtarja, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision këtë vit, ka bërë disa reagime në rrjetet sociale, më së shumti për kritikët e këngës së saj “Sekret” dhe performancës që bëri në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian.

Por sot përmes një statusi në Twitter ajo ka një lutje për të gjithë ndjekësit e saj, të cilëve iu kërkon të mos shpërndajnë më urrejtje dhe negativitet.

“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë! Dhe për fansat e mi:

Më pëlqen njerëzimi dhe kemi ardhur në këtë botë për ta bërë jetën më të bukur. Ju lutem ndaloni së shpërndari urrejtje, negativitet në komente. Muzika është bërë për t’i bërë njerëzit të bien në dashuri, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet. Njerëzit këcyen me këngën “Sekret”, inskenim i mirë ose jo, dhe ajo ishte çfarë unë kisha ëndërruar dhe më shumë.”- shkruan këngëtarja.

“Të gjithë dhanë maksimumin! Artistë të mrekullueshëm, njerëz të mrekullueshëm. Qava shumë kur mbaroi sepse realisht ndihem ende nostalgjike! Jeta vazhdon pavarëshisht të gjithave! Dhe gjithçka çfarë mora nga kjo ishte dashura. Kështu që faleminderit nga zemra! Nuk do të pendohem kurrë!”- përfundon Ronela.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com