Sorry, no posts matched your criteria.

Robbie Williams flet për sëmundjen që e shqetëson prej kohësh…

Robbie Williams ka treguar se vuan nga sindroma Tourette. Ai pranoi se kjo gjendje e shoqëron çdo ditë dhe “gjithmonë kërkon trajtim”. Williams foli për herë të parë publikisht në episodin e parë të sezonit të ri të podcastit “I’m ADHD! No You’re Not”, me Paul Whitehouse dhe Dr. Mine Conkbayr. Ai tregoi se sapo kishte kuptuar se mendimet ndërhyrëse dhe shqetësimet që kishte prej kohësh ishin shenja të sindromës Tourette.
“Pardje po ecja në rrugë dhe e kuptova se këto mendime ishin pjesë e saj”, tha këngëtari. Robbie pranoi se ende ka frikë nga turnetë dhe performancat live.
“Kur më thonë se do të jem i emocionuar për turnetë, përgjigjja ime është jo. Jam i tmerruar. Kam mësuar t’i fsheh mirë ndjenjat e mia, por në të vërtetë ndihem ndryshe nga çfarë shfaqet në skenë,” u shpreh ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com