Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora ft Yll Limani, bashkëpunimi që nuk e prisnim por që tani mezi e presim!

Pas shumë thashethemeve të ditëve të fundit, që shpesh tingëllonin edhe si një fantazi apo ëndërr e fansave të përbashkët, duket se bashkëpunimi i shumëpritur mes këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Ylli Limanit do të vijë shumë shpejt.

Ka qenë ky i fundit që nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e tij në TikTok, ka publikuar një pjesë të bashkëpunimit: një harmoni perfekte mes 2 zërave që ndërthuren shumë bukur në një lloj remixi të këngës “All Natural” të Ritës, së publikuar së fundmi.

Kaq ka mjaftuar që fansat të mbushin postimin me komente emocionesh, ku mes tyre spikat pikërisht vet Rita Ora që shkruan “Lets gooo”, por edhe Dafina Zeqiri që i përgëzon si një fanse e vërtetë.

Ende nuk ka informacione për më shumë detaje rreth këngës, apo një datë se kur do të publikohet, por e sigurt është që do të dalë shumë shpejt dhe do u pëlqejë të gjithëve: fjalë e Yll Limanit.

Më parë, edhe Ora kishte publikuar një “screenshot” të bisedës me Yllin në mesazhet në Insagram, ku ky i fundit pasi e komplimentonte për këngën “All Natural”, i bëri edhe një ftesë për bashkëpunim. Për ndjekësit e tyre pak rëndësi ka se kush ja bëri kujt ftesën i pari, rëndësi ka që bashkëpunimi mes të dyve është thuajse zyrtar dhe ne tashmë mezi presim këngën të publikohet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com