Rikthehet lija e majmunit, konfirmohet rasti i parë
Një person në Angli është diagnostikuar me një infeksion të rrallë viral me lisë majmuni, i cili besohet se ka lidhje me një udhëtim në Afrikën Perëndimore, njoftuan autoritetet shëndetësore të këtij vendi.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar tha në një deklaratë se një person që kishte udhëtuar së fundi në Nigeri po trajtohej në Fondacionin e Guy’s në Londër.
“Është e rëndësishme të theksohet se lija e majmunëve nuk përhapet lehtësisht tek njerëzit dhe se rreziku i përgjithshëm për publikun e gjerë është shumë i ulët”, tha Colin Brown, drejtor i infeksioneve klinike.
Lija është një infeksion i rrallë viral i ngjashëm me linë e njeriut, i cili u zhduk në vitet 1980.
Ata janë shumë më të butë se lija dhe shumica e njerëzve të infektuar shërohen brenda pak javësh, në raste të rralla mund të jenë fatale.