Rihanna ndryshon sërish look, ja si duket ajo
Rihanna, këngëtarja e njohur me famë botërore, në daljen e saj të fundit kishte ndryshuar sërish look.
Me një palë pantallona jeshile, crop top të bardhë, këpucë dhe syze të bardha dhe me një pallto me pellush, artistja u fotografua në Santa Monica teksa ecte.
Edhe pse kanë kaluar pesë vjet që kur Rihanna publikoi për herë të fundit një këngë, ajo di të tërheqë vëmendje sa herë shihet në publik.
Vitet e fundit, këngëtarja ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me linjën e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe koleksionin e të brendshmeve “Savage x Fenty”.