“Pse shan, çfarë dreqin ke?”-Ronela reagon mbi komentet në rrjet
Pas pjesëmarrjes në Eurovision Ronela Hajati ka qenë në qendër të vëmendjes.
Ka patur shumë nga ata që e kanë përkrahur por edhe nga ata që e kanë kritikuar e bullizuar.
Së fundmi ajo ka reaguar në Top Channel mbi ofendimet që i janë bërë në rrjet dhe reagimi i saj ka qenë i ashpër.
“Pse shan, ça dreqin ke,” – u shpreh Ronela e cila me këtë frazë ju drejtua të gjithë atyre që ishin të lirë të fiknin televizorin, të ndërronin radion apo t’i bënin “scroll” telefonit në momentin që nuk ju pëlqente performanca e saj.
Ronela u kritikua dhe u bullizua gjatë kësaj kohe për peshën e saj, për veshjet e deri për performancën në Eurovision.