
“Pse katër gishtërinj?!”- Kim Kardashian dështon sërish me përdorimin e photoshop-it
Kim Kardashian, diva e Amerikës, është akuzuar sërish për përdorimin e photoshop-it, pasi fansat vunë re se në njërën këmbë ajo kishte vetëm katër gishta.
40-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me foton e fundit që publikoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej e veshur me bikini të zeza, shkruan “The Sun”.

Edhe pse shumica u mahnitën nga linjat trupore të saj, disa të tjerë, vunë re një detaj jo të këndshëm: Kim kishte “prerë” gishtin e vogël të këmbës.

“A jam vetëm unë apo ka vetëm 4 gishta?”; “Kim pse duket sikur ke 4 gishtërinj?”; “Vetëm 4 gishtërinj?!!!!”; “Yasss mbretëresha e photoshop-it“- Këto ishin disa nga komentet e ndjekësve për këtë foto.
Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për përdorimin e photoshop-it tek gishtërinjtë e këmbës. Edhe në vitin 2019, ajo postoi një foto në të cilin shiheshin gjashtë gishta në njërën këmbë.