Pse Harry vendosi të shtyjë largimin e tij nga Mbretëria?
Në datën 17 Prill u bë funerali i Princit Philip. Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë 30 veta për shkak të kushteve të pandemisë.
Normalisht nuk kishte si të mungonte Mbretëresha Elizabeth së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj.
Kur gjithçka mbaroi dhe Princ Philip u varros, të gjithë mendonim se Harry do të largohej, ama nuk ndodhi kështu.
Harry do ta zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij në Pallatin Mbretëror. Kjo sepse gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth, do të festojë shumë shpejt ditëlindjen.
Ndaj, ai ka dashur të jetë pranë gjyshes në këtë ditë të sajën.
Kujtojmë se Duka dhe Dukesha e Sussex u tërhoqën nga jeta dhe detyrat mbretërore në fillim të marsit të vitit të kaluar së bashku me djalin e tyre, Archie.
Mediat e huaja kanë raportuar se Meghan ka ndjekur ceremoninë e varrimit nga shtëpia kjo pasi për shkak të shtatëzanisë, mjeku e ka këshilluar të mos udhëtojë. Ajo i ka dërguar princit Philip një kurorë me lule dhe i ka shkruar me shkrim dorë një kartolinë.
Në shenjë nderimi ndaj tij në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u mbajt një minutë heshtje.