Procedohen penalisht Noizy dhe babai i tij
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht reperin e njohur Noizy (Rigels Rajku), dhe babanë e tij Bashkim Rajku për fyerje. Procedimi penal ka ardhur si pasojë e konfliktit me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti dhe shkak është bërë sherri që ka ndodhur mes tyre e denostruar edhe përmes bjë videoje që qarkullon në rrjet.
Përplasja ka ndodhur ditën e djeshme pranë ambienteve të lokalit të reperit në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur pasi Cllevio ka shkuar pranë ambienteve të lokalit të Noizy-t, ku më pas situata ka agravuar deri në përplasje fizike. Thuhet se gjithçka ka filluar me ofendimet e Cllevio ndaj reperit dhe grupit të tij OTR që prej disa muajsh.
Noizy ka reaguar për ngjarjen duke shpjeguar motivet e përplasjes fizike:
“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, tha Noizy.
Më pas ka ardhur dhe reagimi i Cllevios i cilu akuzoi reperin se e kishte lënë me pasoja të rënda shëndetësore.