Sorry, no posts matched your criteria.

Prekëse! Morena Taraku rrëfen situatën e vështirë që ka kaluar me babin

Morena Taraku, këngëtarja e njohur, ka arritur majat në karrierën e saj. Këngët e saj dëgjohen gjithmonë dhe janë tepër ritmike.

Së fundmi, ajo i ka prekur të gjithë teksa ka ndarë një moment prekës nga jeta e saj. Këngëtarja ka publikuar në Instagram videon e një vajze, e cila ka xhiruar çastin kur i ati i ka thënë “Të dua”, pas daljes nga koma.

Morena shprehet se një ngjarje të ngjashme ka përjetuar edhe ajo me babain e saj, i cili vitin e shkuar u infektua me Covid-19. Morena lë të kuptohet se kjo situatë nuk ka qenë e lehtë për të atin e saj.

“Ka kaluar gati një vit nga koha kur unë kam qenë në këtë situatë… kjo vajzë më bëri të qaj dhe më kujtoi kohën kur babai im ishte gjithashtu me Covid vitin e shkuar… Dashuri për të gjitha vajzat që respektojnë baballarët e tyre. Askush në këtë botë nuk mund ta dojë më shumë një vajzë se babai i saj”, shkruan Morena përkrah videos.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com