Post Malone prezanton me kalë koleksionin e tij të parë të modës
Post Malone debutoi si stilist në Paris me markën e tij të re të veshjeve “Austin Post” dhe e bëri këtë me stil: duke hyrë në pistë mbi kalë. Sfilata u mbajt në ish-rezidencën e Karl Lagerfeld, ku artisti 30-vjeçar mahniti të ftuarit jo vetëm me veshjet, por edhe me atmosferën, muzikë country, Bud Light dhe ndikime të forta nga kultura amerikane e rançit.
Koleksioni i tij “At First Light” ndërthur stilin western të Dallasit me nuanca të frymës jugperëndimore amerikane. Inspirimi për këtë koleksion vjen nga përvoja personale e Malone, që shkon nga rrënjët në Teksas deri te jetesa e tij aktuale në malet e Utah-ut.