Plas lufta në Ukrainë, fotoja e çiftit bën xhiron e botës
Ajo mbante flamurin rus. Ai të Ukrainës. Disa njerëzve u pëlqeu fotografia, të tjerë u tronditën. Kjo është foto që u shpërnda në dhjetëra rrjete sociale tre vite më parë, ku Juliana Kuznetsova dhe i fejuari i saj ishin në një koncert në Poloni.
Ajo është ruse. I fejuari i saj është ukrainas. Ata huazuan flamujt për kombet e tyre përkatëse dhe i kërkuan dikujt që t’i shkrepte një foto së bashku pas koncertit në Varshavë nga reperi bjellorus Max Korzh.
Kuznetsova tha se ata nuk e kishin planifikuar foton, por ajo dhe i fejuari i saj qëndruan përballë njëri-tjetrit, duke mos parë nga aparati dhe duke mbajtur njëri-tjetrin ndërsa ishin të mbështjellë me flamuj. Sot kjo foto ka ribërë xhiron e rrjetin, në një kohë kur Rusia ka mësyrë drejt kufijve të Ukrainës, duke nisur bombardimet.
“Një foto e tillë mund të japë njëfarë shprese për njerëzit se gjithçka mund të jetë mirë pa marrë parasysh çfarë, se dashuria mund gjithçka”, komentonte Juliana pas popullaritetit që pati fotografia.