Sorry, no posts matched your criteria.

Përgjithmonë bashkë! Jori Delli i thotë “PO” propozimit të reperit italian Fred De Palma

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, modelja Jori Delli ka ndarë një lajm të gëzueshëm në profilin e saj në Instagram.

Nëpërmjet disa fotove dhe me mbishkrimin “X Sempre” (përgjithmonë), ajo u ka treguar të gjithëve se tashmë është fejuar me partnerin e saj, reperin e famshëm italian Fred De Palma.

Në galerinë e fotove duket Jori e emocionuar, teksa Fred është duke e puthur, dora e saj me një unazë diamanti në gisht si dhe ambienti romantik, me një tavolinë të zbukuruar, tamam për një deklaratë të tillë dashurie që ka “kurorëzuar” një marrëdhënie të nisur rreth 3 vite më parë.

Nuk kanë munguar në mënyrë të menjëhershme reagimet e ndjekësve të saj të cilët e kanë komplimentuar nëpër komente. Ndër personat që e kanë uruar për këtë hap të rëndësishëm në marrëdhëniet e tyre janë edhe personazhe publikë të Shqipërisë, por edhe miq të çiftit nga Italia.

Marrëdhënia e Fred de Palma dhe Jori Dellit është përfolur disa herë për luhatje, madje edhe për ndarje, ama duket se gjithçka është sqaruar tashmë, çka e dëshmon edhe unaza në gishtin e modeles shqiptare.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë në raport me lidhjen e saj me reperin, Jori është shprehur se të dy ata janë tradicionalë dhe u pëlqen që të martohen një ditë. “Jemi shumë tradicionalë të dy. Të dy duam që të martohemi. Martesa është një gjë që mund të ndodhë. Pres një propozim, pastaj një bebe. Po, e dua!” – është shprehur Jori, me fraza të cilat duket se tani po bëhen realitet. E ndërkohë që presim dasmën me muzikë shqiptare, italiane e të miksuar me rap, edhe ndonje beb mund të jetë “rrugës”, pse jo…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com