Për fëmijët e tij, George Clooney nuk është një yll Hollywoodi, por ai që bën pancake
Aktori George Clooney tregon edhe një herë se është një baba shembullor.
Pavarësisht se është një nga yjet e Hollywood-it, Clooney rrëfen se në jetën private roli i tij i preferuar është ai i babait të binjakëve Ella dhe Alexander, të cilët u lindën në vitin 2017 nga bashkëshortja Amal Alamuddin.
E pikërisht duke folur për përditshmërinë, 64-vjeçari surprizoi duke shpjeguar se fëmijët e tij ende nuk ia kanë idenë faktit se babai i tyre është është shumë i famshëm.
“Fëmijët e mi nuk arrijnë ta kuptojnë që jam i famshëm, gjë që është perfekte për mua. Për ta unë jam thjesht ai që bëj pancake, shpesh jo dhe aq të mira.” – shprehet me shaka por edhe me thjeshtësi George.
Kujtojmë se që prej vitit 2021, Clooney bashkë me familjen jetojnë larg aparatëve fotografikë dhe prozhektorëve të Hollywood-it, pasi kanë zgjedhur të jetojnë mes gjelbërimit dhe qetësisë, në jug të Francës.
“Jemi shumë me fat. Jetojmë në një fermë në Francë. Fëmijët nuk rrinë gjithë kohën me një kompjuter në dorë. Hanë me ne në tavolinë dhe duhet ta pastrojnë atë në fund. Kështu bëjnë një jetë më të mirë.” – shprehet aktori, për jetën që i kujton fëmijërinë e vet, i rritur edhe ai në një kontekst rural.
Clooney ka treguar disa herë se fëmijët dhe familja e tij i kanë “rishkruar” plotësisht prioritetet e tij, për këtë arsye kanë zgjedhur të jetojnë larg vendit të punës, aty ku banorëve të tjerë nuk u intereson aspak se sa i famshëm je.
“Nuk kam më atë dëshirën e çmendur për të pasur sukses. Kam një karrierë të përmbushur dhe gjërat në një formë apo një tjetër mbërrijnë në fund. Tashmë mund të qëndroj në shtëpi me fëmijët e mi dhe argëtohem shumë. Jam ende mjaftueshëm i ri sa mund të luaj me ta.” – rrëfen aktori që dikur është cilësuar si mashkulli më seksi në planet. Ai historikisht është mbajtur për një “Don zhuan”, por mesa duket ardhja e Amal Alamuddin në jetën e tij e ka bërë të ndryshojë plotësisht. Siç edhe vet është shprehur, nuk i kishte ndodhur kurrë që jeta e dikujt tjetër të ishte më e rëndësishme për të se jeta e vet. Amal ja ka dalë për këtë…
