Pasi arriti majat, Don Xhoni ka një mesazh për të gjithë
Don Xhoni, reperi i njohur, ka arritur majat vetëm në pak kohë. Këngët e tij dëgjohen kudo, jo vetëm në Shqipëri.
Disa ditë më parë ai publikoi këngën më të re me titull “Unë foli i fundit”, e cila vetëm në një 1 ditë mori 1 milion klikime.
Reperi ka postuar në Instagram klikimet e kësaj kënge dhe një kënge tjetër me titull “Maffia”.
Kënga “Maffia” ka arritur 10 milionë klikime për 1 muaj.
Mund të themi me plot gojën që sukseset për Don Xhonin nuk kanë fund.
“Thyej rekorde. 21 vjeç. Don Xhon histori, plus t’u ndërtu perandori”, shkruan reperi.