
Pas Ronaldos që largoi shishen e Coca-Cola, Pogba largon birrën nga tavolina
Ditën e djeshme në konferencën për shtyp pas ndeshjes Francë-Gjermani një gjest i futbollistit tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Paul Pogba hoqi një shishe të birrës nga tavolina e tij gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes.
Ndërsa shumica po e krahasojnë këtë gjest me atë që bëri Ronaldo më herët me shishet Coca-Cola, Pogba ka gjasa ta ketë bërë këtë për shkak të besimit të tij, kur dihet që ai është një besimtar i devotshmëm i fesë islame.