Pas ndarjes nga Alex, Jennifer Lopez po takohet me ish-partnerin e saj
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, prej kohësh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Shumë aludime janë ngritur se pas ndarjes, ajo po takohet me ish-partnerin e saj, Ben Affleck.
“Rojet e sigurimit e marrin Affleck dhe e përcjellin sërish kur del nga shtëpia e saj, pasi ka qëndruar disa orë atje.”- kanë treguar burimet, që gjithashtu shtojnë se aktori është parë të paktën tre herë në shtëpinë e saj, që nga koha e ndarjes.
Rikujtojmë se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i dhanë fund fejesës së tyre që në vitin 2004, por vazhduan të mbeten miq të mirë.
Megjithatë, fansave po i lindin dyshimet se mes tyre tashmë mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht shoqëri, pasi Affleck është shpatulla e ngrohtë ku J.Lo po mbështetet pas ndarjes me Alex Rodriguez.
Dyshja ende s’ka reaguar lidhur me këto lajme.