Sorry, no posts matched your criteria.

Padyshim takimi më i sikletshëm i Antonelës në program

Antonela, një prej konkurrentëve të “Për’puthen”, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të look-ut të saj tepër sensuale, por dhe prej humorit që e karakterizon.

Sot në puntantën e “Për’puthen”, ajo ka kërkuar një takim 4 minutësh me konkurrentin me moshë më të re në program, Geliani, vetëm 20 vjeç.

Megjithëse i tha “Hajde tek mami” dhe e quajti fëmijë, Antonela u bllokua në takim me të riun dhe u shpreh se ai s’dinte të fliste.

“Dukesh që je fëmijë”- i tha ajo, duke theksuar se ndihej shumë në siklet në këtë përballje 4-minutëshe, pasi s’dinte çfarë të fliste.

Megjithëse e çuan deri në fund takimin e tyre, Antonela tregoi se s’kishte asnjë interes për djalin, ndërkohë që Arjani e vendosi me shpatulla pas murit.

Ai i tha konkurrentes se ishte hera e parë që një mashkull, për më tepër vetëm 20-vjeç, e kishte vënë Antonelën në siklet dhe e kishte bërë që ajo të mos dinte çfarë të fliste.

Megjithatë, konkurrentja e mohoi të ishte vënë në siklet nga pëlqimi për Geljanin, por tregoi edhe njëherë që s’dinte çfarë të fliste sepse Geljani nuk bisedonte dhe duket se diferenca e madhe e moshës ishte problem për të.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com