
Oriola Marashi nisi të këndojë dhe mahnit stafin e “Guess” me zërin e saj
Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara të showbizz-it. Shpesh ajo është përfolur për format e saj bombastike dhe fotot provokuese që poston. Oriola prej kohësh po bashkëpunon me markën më prestigjoze dhe të famshme në botë, “Guess”.
Fotot dhe videot e Oriolës teksa ecte në pasarelë me veshjet e “Guess” bëjnë xhiron e internetit.


Përveç kësaj, kujtojmë që Oriola Marashi ka qenë po ashtu edhe pjesë e botës së muzikës, grupit të njohur në Shqipëri, OTR dhe të gjithë ishin kuriozë për zërin e saj, por atë nuk e dëgjuam në asnjë projekt muzikor.
Tanimë Oriola nuk është më pjesë e OTR dhe i është përkushtuar modelingut.
Së fundmi modelja dhe “Guess Family” kanë festuar të gjithë së bashku dhe në festë bukuroshja shqiptare i ka mahnitur të gjithë teksa ka kënduar dhe kjo është shoqëruar me mjaft duartrokitje nga modelët e “Guess”.
