Orinda zbulon gjininë e bebit që po presin të vijë në jetë
Orinda Huta është në pritjen e ëmbël, shkak u bë një video që postoi vetë moderatorja ku u dukte barku i rrumbullakosur.
Ajo vendosi të konfirmojë këtë lajm me anë të një postimi në Instagram duke shkruar:
“Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”
Mirëpo ditën e djeshme Turi ka pasur ditëlindjen dhe mbushi plot 36 vjeç.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Turin nëpërmjet postimeve, mesazhe që ai i ka publikuar në InstaStory.
Mirëpo, urimi më i veçantë i erdhi nga partnerja e tij që do ta bëjë baba për herë të parë, Orinda.
Krahas fotos së producentit me dy tortat e ditëlindjes, ajo shkruan “Të dua”, teksa e shoqëron me këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku mund të dëgjohen fare qartë fjalët “Daddy’s little girl”.
Pra, sapo u konfirmua: Turi dhe Orinda do të bëhen me vajzë!