Nxehen gjakrat në “Përputhen”/ “Qërrohu nga ky program”
Sot, puntata ka qenë më e nxehtë se kurrë, të bërtitura, të qara dhe deklarata.
Të gjitha këto situtata u bën shkak nga një postim i Locos dhe që ishte ripostuar nga Atdheu. Antonela shpërtheu në lot kur tregoi foton e postuar nga Loco në të cilën shkruhej:
“Ka dy lloj monstrash në këtë botë: 1.Ngacmuesit seksual që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër. 2.Femra që bëjnë çfarë të duan dhe ja hedhin fajin “ngacmuesit seksual”. Për këtë të dytën jam më e sigurt”
Me të parë foton, Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e Locos.
“Unë kërkoj që ti të përjashtohesh nga ky emision. Plehra si puna jote që i dërgon një vajze këtë foto, një litar që të varet, duhet të largohet. Qërrohu nga ky program ose nuk e di se çfarë do bëj! Nuk e pranoj këtë gjë. Jeni në një emision televiziv dhe keni kurajon t’i nxirrni litarin një femre. Po të ishit në një realitet çfarë do i bënit një femre? Do e varnit në litar? Turp të të vijë! Gjë e fëlliqur!”-iu drejtua Arjani Locos.