Sorry, no posts matched your criteria.

“Nuk jam dobësuar që të dukem seksi, por që të jem gjallë!” – Aktorja Amy Schumer flet për problemet shëndetësore dhe thashethemet

Komediania Amy Schumer, e cila prej kohësh i ka hyrë një rruge transformimi të trupit të saj, ka ndarë sërish informacione se si shëndeti i ka ndikuar në humbjen në peshë.

Në një video të postuar në Instagram, të cilën e ka xhiruar djali i saj 6-vjeçar Gene, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj, të cilat në pjesën më të madhe ishin për peshën. Ajo ka sqaruar se në fakt nuk është dobësuar rreth 14 kilogramë siç përflitet, por plot 23 kilogramë.

“Jo për t’u dukur seksi, çka është diçka argëtuese dhe e përkohëshme. Jam dobësuar që të mund të mbijetoj!” –  u shpreh 44-vjeçarja qartë, për të shpjeguar se në fakt ndryshimi drastik ka ardhur si pasojë e shqetësimeve shëndetësore.

“Kisha një sëmundje e cila ta fryn shumë fytyrën e që mund të të vrasë, por interneti e zbuloi dhe tashmë sëmundja nuk është më!” – shprehet Schumer, duke iu referuar diagnozës së sindromës Cushing që e kishte prekur.

Bëjmë me dije se sindroma Cushing është një gjendje kur trupi prodhon shumë kortizol, që është hormoni primar për stresin. Përveç fryrjes së fytyrës si ajo e komedianes, simptoma të tjera të kësaj sindrome janë shtimi në peshë, presioni i lartë i gjakut si dhe shtimi i strijave në trup.

“Ndjesë për çfarëdolloj ndjesie që ju ka dhënë rënia ime në peshë. Po, kam bërë dhe operacione plastike ndër vite.” – është shprehur ironikisht ajo, duke theksuar se tashmë fatmirësissht nuk ndjen më dhimbje dhe gjendja aktuale e lejon të luajë lirshëm me të birin.

Amy foli gjithashtu edhe për shqetësimet prej perimenopauzës, duke dashur kështu që të largojë çdo dyshim që ndryshimi i saj drastik nuk ka të bëjë aspak me problemet e përfolura të martesës së saj apo me autizmin e bashkëshortit Chris Fischer. “Çfarëdo gjëje të ndodhë me Chris nuk ka aspak të bëjë me humbjen time në peshë apo me autizmin. Duke kryqëzuar gishtat, besoj se do ja dalim se ai është më i miri!” – sqaron aktorja, e cila kërkon të shuajë të gjithë zërat për probleme në martesën e saj dhe po bëjnë përpjekjet maksimale me bashkëshortin që të sqarojnë të gjitha paqartësitë në një periudhë jo shumë të qetë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com