Një mikëpritje e bukur plot lule dhe tollumbaca për Andrrën dhe Ayan
Disa ditë më parë, Sinan Hoxha dhe Andrra janë bërë prindër për herë të dytë me një djalë.
Ishte pikërisht Andrra e cili bëri me dije këtë lajm të bukur me anë të një postimi në Instagram.
Emrin e bebushit, Ayan, e vendosi Ansi, djali i tyre më i madh.
Familjarët, Sinani dhe Ansi i kanë bërë pritjen më të ëmbël mami Andrrës dhe Ayanit në shtëpi. Ata e kanë pritur me lule e tollumbaca, ndërsa Andrra i ndau në llogarinë e saj në Instagram.
Ansi i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë mami Andrrës për dhuratën që e madhe që i solli. Andrra ka postuar në Instagram foton e një kartoline që është shkruar nga Ansi, sigurisht me ndihmën e ndonjë personi më të madh.
“E dashur Mamush! Faleminderit që më bëre me vëlla! Jam shumë i lumtur! Të dua shumë! Ansi”, shkruhet në kartolinë.