Sorry, no posts matched your criteria.

Nga roli i saj si nënë deri tek arsyeja përse nuk ka veshur ende fustanin e bardhë, rrëfehet Rudina Magjistari

Rudina Magjistari është një ndër prezantueset më të dashura të publikut shqiptar me më shumë se 30 vite eksperiencë në ekran.

Mbrëmjen e djeshne ajo ka qenë e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan” ku u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve.

Gjatë emisionit ajo na rrëfeu se pse nuk e ka veshur fustanin e bardhë:

“Nuk kam bërë ceremoni, sepse Mia erdhi shumë shpejt, madje edhe kur mësova që po vinte Mia, isha ende në punë dhe në momentin që mbaroi sezoni, unë u ktheva pas një viti. Por nuk i dihet edhe asaj, kështu që mbeten të hapura këto përgjigje…” ,  tha Rudina duke e lënë të hapur mundësinë e një ceremonie martesore të mundshme ku mund të kemi mundësinë ta shohim nuse.

Por si ja del ajo të menaxhojë kohën e saj mes punës dhe familjes?

“Mundohem ta gjej patjetër kohën. Kur Mia ime është në shkollë, unë merrem me punë. Kur ajo vjen nga shkolla unë përpiqem të bëj maksimumin që shumë ditë të javës të jem unë që e marr nga shkolla. Kur ajo shkon në kurse, unë futem në atë kutinë e televizorit. Kur Mia kthehet në shtëpi, edhe unë kthehem në shtëpi dhe kalojmë darkën bashkë. Ajo kutia e vogël (televizori) ku ti më sheh mua gjithmonë është magjike. Ndonjëherë unë arrij të bëj një magji të tillë që të jem edhe në kuti njëkohësisht, edhe në shtëpi me Mian time”,- u shpreh moderatorja duke treguar se shpesh emisionet i regjistron dhe atë kohë që i mbetet kalon kohë me të bijën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com