Nga heqja e maskave në ambientet e jashtme dhe deri te zgjatja e orës policore, ja masat e reja që hyjnë në fuqi sot
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët vlerësojnë ecurinë e COVID-19 në vend, u vendosën masa të reja lehtësuese.
Duke nisur nga dita e sotme, datë 1 qershor, hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme.
Por, mbajtja e saj do të jetë ende e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.
Gjithashtu, ora policore shtyhet me një orë. Pra, nga sot, ora policore do të nisë në orën 23:00 deri në orën 06:00. Ndërsa duke nisur nga 1 korriku, një muaj më vonë, ora policore do të nisë në orën 00:00 e do të përfundojë në orën 06:00.
Masat që lehtësohen:
Nga 1 Qershori:
• Hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.
Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.
Nga 15 Qershor:
• Grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 Korriku:
• Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP.
Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.