Sorry, no posts matched your criteria.

“Nga DJ-të tek Rock-erat – Muse-X ngriti në këmbë Tiranën!”

Ka përfunduar me sukses një ky rrugëtim i parë i ekspo-festivali, Muse-x. Për tri ditë radhazi Tirana përjetoi jo vetëm muzikë të shkëlqyer, por edhe një spektakël fishekzjarresh që elektrizuan atmosferën në sheshin ‘Italia’. Organizatorët u kujdesën që publiku i kryeqytetit të shijonte të gjitha llojet e rrymave muzikore. Nata e parë i përkiste ritmeve elektronike ku dj i famshëm, DUBFIRE performoi live në Tiranë së bashku me Petar Dundov, Egorythmia, etj. Ndërsa veterani i muzikës elektronike në Shqipëri, Dj Aldo u nderua me cmimin “Shqiponja e Artë”, nga themeluesi i Muse-X, Luel Muhametaj.

Hip-hop kishte gjithashtu hapësirën e tij ku artistë si BUTA, Doza Killua, LaFazani dhe shumë të tjerë sollën energjinë e duhur në skenë dhe sigurisht rock’n rolli i pavdekshëm mbylli siparin e natës së tretë me më të mirët e artit shqiptarë si, Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Tre Musketierët Gjergj Kaçinari me flakë e kitara. Për cdo natë nuk mungoi gjithashtu edhe nga sfilatë mode, me tematikat e cdo rryme muzikore.

Tri ditë të mbushura me konferenca dhe spikera të njohur

Një nga qëllimet kryesore të Muse-X ishte edhe evidentimi i problematikave të industrisë muzikore në Ballkan, por edhe gjetja e një ure bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve të rëndësishëm të kësaj industrie. Tematikat dhe të ftuarit ishin celësi kryesor i këtij eventi që rezultoi një sukses i veccantë. Akustika është një nga pjesët më kyce të një eventi të këtyre përmasave prandaj në bashkëpunim me Pro-Sound dhe për herë të parë në Shqipëri për MUSE-X, kishte ardhur Volodymyr Golovan përfaqësuesi kompanisë më të madhe në botë L-Acoustic, kompani që merret me akustikën e Coachella, Tomorrowland, si dhe të koncerteve të Madonna, Justin Timberlake, etj. Klubi më i famshëm në Europë dhe i 12-ti në botë, Noa Beach në Kroaci kishte përfaqësuesin e vet në Muse-x, krah producentëve më të famshëm të labelave britanikë apo edhe të rajonit…

Një fshat artistik brenda “Muse-X”

Gjatë festivalit artistë të ndryshëm krijuan “live” në një mur/panel të vendosur brenda “Muse-X Artistic Village” (graffiti e piktura te ndryshme), por nuk munguan gjithashtu edhe workshop-e kushtuar stilit të jetesës dhe artit. Artistë të ndryshëm, reklamuan përgjatë tri ditëve punët e tyre “handmade”, duke përfshirë këtu bizhuteri, veshje, aksesorë, suvenire, etj.

Muse-X  është ekspofesti kryesor i muzikës dhe artit në Ballkan, i cili bashkoi  kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin kulturor në një festë dinamike. Ky aktivitett mundëson lidhjet me klientët, biznese, artistë, ekspertë të sektorit, përfaqësues të qeverisë, të apasionuar vendas apo të huaj, përmes muzikës, artit dhe teknologjisë. Muse-X ofroi një platformë të gjallë bashkëpunimi dhe ekspozimi global, duke shfaqur kulturat e pasura të muzikës hip-hop, elektronike dhe rock, duke i lejuar pjesëmarrësit të eksploronin dhe të kënaqeshin në këto zhanre dinamike edhe përmes “betejave” muzikore në një ring ku priti vetëm të rinj të talentuar të të tri zhanreve muzikore. Organizatorët premtuan se MUSE-X do të ketë vijimësi vitin e ardhshëm. Deri atëhere Stay Tuned!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com