Sorry, no posts matched your criteria.

NASA fotografon një “dragua të artë” mbi tokë, nga hapësira. Ja cili është fenomeni i rrallë…

Një astronaut i NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, i quajtur Woody Hoburg ka kapur një imazh unik të lumit Alabama, i cili nga lartësia duket i transformuar në një dragua të artë.

Duket si një fotografi e modifikuar, por është gjithçka reale; bëhet fjalë për fenomenin “sunglint” (shkëlqim dielli), që ndodh kur rrezet diellore reflektojnë mbi sipërfaqen e ujit drejt observuesit, çka krijon shkëndija të ngjashme me pasqyra të lëngshme.

“Drita e diellit që reflekton mbi sipërfaqen e qetë të lumit rrit kontrastin mes ujit dhe tokës, gjë që vë në pah zonat e përmbytura dhe detajet e kthesave të gjera të rrjedhës së ujit.” – shpjegon NASA. Kombinimi i reflektimit të artë me kthesat dredha-dredha dhe fushat përreth i jep lumit një formë që të kujton një dragua kinez që rrëshket mes fshatrave të Alabamës.  

Përveç kushteve optimale si qetësia e ujit, drita direkte dhe mungesa e valëve, këtë efekt magjik e bën të mundur edhe forma e vet lumit që e bën gjithçka spektakolare.

Ashtu siç vëren Observatori i Tokës i NASA-s, kombinimi i kthesave të gjera, zonave të përmbytura dhe pikave të arta krijon detaje që normalisht do të mbeteshin të padukshme nga lart, në një situatë tjetër.

Rezultati në foto është shembulli perfekt se si fotografia nga hapësira, fenomenet natyrale dhe gjeografia tokësore mund të bashkohen për të krijuar imazhe të jashtëzakonshme, të afta për të ngacmuar imagjinatën dhe për të dhënë një pamje tjetër të planetit tonë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com