Murati deklarohet në program vetëm për Olën
Murati, konkurrent i “Për’puthen”, është deklaruar puntatën e djeshme vetëm për Olën.
“Unë do dal dhe me një djalë tjetër. Nuk jam e pasigurt, por dua ti tregoj Muratit një anë tjetër të timen. Mund të dal me një mashkull tjetër, por mund dhe mos të dalë, mbetet për t’u parë”, tha Ola.
Murati e pranoi këtë gjë, duke u shprehur se kjo është e drejta e Olës dhe se ai ka dëshirë ta shikojë se si do të veprojë.
Kjo deklaratë erdhi pak e papritur sepse të gjithë po prisnim të shikonim Muratin dhe Sindin çift.
Kujtojmë që kjo e fundit u deklarua në program vetëm për Muratin, por kur pa që nuk mori asgjë në këmbim nga ai, vendosi ta tërhiqte mbrapsh deklaratën e saj.