Mikela i kujton Donaldin, Bora nuk e mban dot të qeshurën
Në puntatën e djeshme të “Përputhen” Mikela u përplas keq me Rrushen dhe me Erionin.
Gjatë debatit të ashpër, ajo shpërtheu ndaj konkurrentes duke thënë: Po më lini të flas more vëlla! Do më lini të flas?
“Më lini të flas” është një ndër shprehjet më të famshme të Donald Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP”, prandaj konkurrentët filluan të qeshnin dhe të duartrokisnin.
Jeni kuriozë ta dini se si reagoi Bora?
Moderatores iu kujtua gjithashtu Donaldi dhe nuk e mbajti dot të qeshurën. “Qetësohu”, i tha ajo Mikelës duke qeshur.