Meridiani flet për prishjen e miqësisë Ilir-Sabian dhe ironizon lidhjen Donald-Bora
Ish-banori I Big Brother, Meridian Ramçaj ishte së fundmi i ftuar në programin “Fitstation”. Në këtë intervistë, ndër të tjera ai ka folur edhe rreth eksperiencës në Big Brother dhe marrëdhëniet me personazhet më të komentuar brenda shtëpisë.
I pyetur për raportin e shumëpërfolur Bora-Donald, Meridiani ironizoi raportin e dyshes duke u shprehur:
“Thonë që në mal bora kur nuk shkrin, mbledh të gjitha pislliqet dhe i ruan. Mos tento të shkelësh te ajo borë se gjithmonë bëhesh pis”.
Gjatë intervistës, ish banori foli edhe raportin e prishur mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit. Ai u shpreh se nuk e di arsyen e prishjes së miqësisë mes tyre, po duket se duhet të jetë shumë e rëndë.
“Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do i shkoja në dasmë. Nuk e di çfarë gjë e keqe ka qenë, por prapë vëllait do i shkoja në dasmë”, ka përfunduar Meridiani.