Melinda lë muzikën…
Reperja e njohur, Melinda është zhdukur nga sytë e publikut pa dhënë asnjë shpjegim, duke lënë hapësirë për aludime të ndryshme.
Burime për Prive By Liberta Spahiu thonë se, Melinda ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika. Arsyet që e kanë çuar në këtë vendim mbeten ende të panjohura, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një shkëputje të planifikuar.
Fansat e saj shpresojnë që kjo pauzë të sjellë një rikthim edhe më të fuqishëm, me projekte të reja që vetëm Melinda di t’i sjellë. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të thyejë heshtjen dhe të ndajë diçka më shumë me publikun.