Kylie Jenner shpenzon ‘gjysmë milioni dollarë’ për pemët e vilës së re
Kylie Jenner po investon një shumë të konsiderueshme për të mbrojtur privatësinë e saj në vilën e re në Calabasas.
Billionerja 27-vjeçare ka shpenzuar 500,000 dollarë për pemë ulliri për të rrethuar pronën e saj të fundit, e cila është drejt përfundimit të ndërtimit, sipas US Sun.
Themeluesja e Kylie Cosmetics e bleu tokën nga Miley Cyrus për 15 milionë dollarë në vitin 2020 dhe pas pesë vitesh, rezidenca madhështore është pothuajse e përfunduar.
Aktualisht Kylie banon në një tjetër shtëpi luksoze aty pranë, në rezidencën e saj prej 36 milionë dollarësh, e fshehur në zonën ekskluzive Hidden Hills të Los Anxhelosit,e cila është gjithashtu pjesë e Calabasas.