Sorry, no posts matched your criteria.

Kush janë 10 yjet më inteligjentë të ‘Hollywood’

Shakira shkroi poemën e saj të parë kur ishte 4 vjeç ndërsa Ajnshtajni nuk dinte të fliste derisa mbushi 4 vjeç. Pra as një test inteligjence nuk mund të vendosë se sa i suksesshëm është një person. Ka shumë artistë që kanë ndonëse nuk kanë shkuar në Harvard, ia kanë dalë në jetë dhe disa prej tyre iua sjellim më poshtë.

Shakira – Këngëtarja shkroi poemën e saj të aprë në moshën 4-vjeçare dhe regjistroi albumin e saj të parë kur ishte 13 vjeç. Në vend që të shkonte në kolegj, Shakira mësoi nga jeta nëpër turnetë muzikore. Këngëtarja di 5 gjuhë të huaja.

Cindy Crawford – Modelja ka mbaruar për inxhinieri, por vazhdoi për modeling kur u zbulua nga kamerat. Bota humbi një inxhiniere, por fitoi një supermodele.

Matt Demon – Aktori nuk u diplomua kurrë, por ai ka fituar çmimin “Academy Award” për “Best Original Screenplay”.

Natalie Portman – Aktorja ka mbaruar për Psikologji në Harvard dhe di 5 gjuhë të huaja.

Chris Martin – Këngëtari studioi në Universitetin e Londrës, ku u diplomua në Studime Botërore Antike dhe u diplomua në Greqisht dhe Latinisht. Aty Martin takoi shokët e tij të bandës Coldplay.

Quentin Tarantino – Regjisori nuk ka shkuar në kolegj, por ka fituar 2 çmime Oscar dhe ka koeficent IQ 160.

Eva Longoria – Aktorja nisi të punonte në një moshë të vogël sepse dëshironte të ndihmonte motrën e saj me aftësi të kufizuara. Gjatë shkollës, ajo punonte edhe në restorant dhe ia doli t’i bënte të dyja derisa zbuloi talentin e saj.

Geena Davis – Aktorja që ka fituar “Academy Award”, ka mbaruar Universitetin e Bostonit, di të luajë në piano, flaut dhe di të flasë suedisht. Ajo ka koeficent inteligjence 140 dhe është pjesë e organizatës Mensa, një grup VIP ku vetëm 2% e popullsisë mund të bëhen pjesë.

Sharon Stone – Aktorja shkoi në klasë të dytë kur ishte vetëm 5 vjeç dhe në kolegj kur ishte 15 vjeç. Stone ka koeficent inteligjence 154.

Rowan Atkinson – Dikur luante rolin e një personi me probleme mendore, porn ë të vërtet aktori ka koeficent inteligjence 178. Aktori ka mbaruar për inxhinieri, masterin dhe doktoraturën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com