Sorry, no posts matched your criteria.

“Kjo këngë është gjithçka do doja t’i kisha thënë unë”, ja çfarë thotë Dojna Mema

Dojna Mema, moderatorja tepër e dashur dhe e njohur për publikun, ka postuar së fundmi në Instagram një pjesë të këngës të partnerit të saj, Vlashent Satës.

“Kur humba babain e kisha të pamundur të shprehja emocionet në të shkruar. Kjo këngë është gjithçka do doja t’i kisha thënë unë.

Vlashent Sata më mbushen sytë më lot nga kjo këngë, njëlloj si herën e parë”, shkruan Dojna.

Kujtojmë se moderatorja e humbi të atin në dhjetor të vitit 2019, duke lënë pas një dhimbje të thellë tek të gjithë familjarët e tij.

“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkroi Dojna ditën që ai u nda nga kjo botë përgjithmonë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com