Sorry, no posts matched your criteria.

“Kisha gjoks të madh, të pasme të mëdha!” – Serena Williams rrëfen vështirësitë e para të karrierës si teniste

Legjenda e tenisit femëror Serena Williams është rrëfyer në raport me problemet që ka hasur në fillimet e karrierës për shkak të trupit të saj “të pazakontë” krahasuar me koleget.

“Ka qenë e vështirë sepse kur luaja në fillim, në 15 vitet e para trupi im ka qenë ndryshe. Kisha gjoks të madh, të pasme të mëdha. Çdo atlet tjetër kishte trup të sheshtë, elegant e shumë të bukur, në një tjetër formë. Por unë si sportiste nuk dija si të reagoja në lidhje me këtë.” – shprehet Serena për “NET-A-PORTER”.

“Një gjë e tillë të ndikon mendërisht. Të duket gjatë gjithë kohës sikur je më e madhe seç duhet, por duke kthyer kokën pas kam kuptuar që në fakt kam qenë… në formë optimale! Po, është e vërtetë që kisha shumë muskuj e nuk dukesha si të tjerat, por çdokush nga ne është ndryshe.” – shton 44-vjeçarja.

Williams rrëfen se krahasimet dhe kritikat ndikuan keq në përditshmërinë e saj, saqë një ditë vendosi të mos lexonte më se çfarë thuhej për të.

“Në moshën 17-vjeçare fitova turneun tim të parë madhor dhe që aty mora një vendim. Isha shumë e re, por vendosa që nuk do lexoja më se çfarë thoshin mediat apo komentet për mua. Atmosfera kur fitova turneun ishte fantastike dhe të gjithë ishin pozitivë, kështu që duhet të qëndroja me këmbë në tokë. Por për ta bërë këtë duhet të hiqja dorë edhe nga mendimet negative rreth trupit, që mund të më ndikonin në ndeshje.” – rrëfen fituesja e 23 turneve madhorë, më shumë se çdokush tjetër në tenisin e vajzave.

Ajo gjithashtu ka treguar se të ishe një vazjë me ngjyrë në botën e tenisit ishte shumë e vështirë, dhe se i është dashur shumë të sfidojë mentalitetin për të arritur gjithçka ka dashur nga ana profesionale. Një gjë e tillë i ka hapur rrugën tenisteve të reja sot si ajo, të cilat kryesojnë renditjen e këtij sporti. “Gjërat kanë ndryshuar. Askush nuk i thërret këto vajza sot si më thërrisnin mua dikur. Mua më thonin ‘je si burrë…’ e gjëra të ngjashme.” – e përfundon rrëfimin e saj Serena, e cila i lumturohet faktit që të rejat e tenisit të sotëm mund të përqendrohen totalisht te rritja e tyre profesionale, pa pengesa që i fusin në krizë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com