
Këngëtarja shqiptare ‘shpërthen’ ndaj Beatrix Ramosajt: “Vetëm lyhet dhe puthet gjithë ditën”
Mbrëmjen e së premtes banorët kanë diskutuar për përballjet dhe reagimet e bëra gjatë spektaklit. Më të revoltuara duket se kanë qenë Arjola dhe Big Mama të cilat kanë shprehur rezervat e tyre për Beatrix.
“Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”, tha Arjola.
Big Mama reagoi duke thënë se Beatrix nuk e ka parë kurrë në gjendje tjetër përveçse duke bërë make-up apo duke u puthur me Donaldin.
“Ja ku po e them unë, Beatrix vetëm di të lyhet dhe të puthet. Asgjë tjetër nuk kam parë nga ajo.”
