“Kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua”, Fifi flet për vështirësitë në fillimet e karrierës
Fifi ka qenë e ftuar sonte në emisionin “A live night” ku ka folur më shumë për jetën e saj.
Fifi ka treguar për sakrificat që familja e saj ka bërê që ajo të përmbushte ëndrrën. Ajo ka shprehur admirimin për prindërit e saj të cilët kanë bërë çdo gjë që këngëtares të mos i mungonte asgjë, madje kanë shitur edhe florinjtë që Fifi të arrinte gjërat që sot ka.
“Të gjitha llojet e kompeticioneve që kam marrë pjesë i kam thënë vetes “Fif mundesh me e provu se ndoshta bëhesh një ditë, njerëzit do të pranojnë”. Mamin e kisha pas vetes që më thoshte do të bëhesh një ditë. Mos të kishte qenë kthimi nga Gjermania, kompeticionet, dështimet e njëpasnjëshme, studiot që nuk kanë besuar që mund të bëhem një ditë, mos të kishin qenë këta njerëz që më thonin s’do të bëhesh kurrë, je e shëndoshë duhet të dobësohesh, unë nuk do të isha bërë kurrë kjo që jam sot. Unë kam një defekt të vogël fare, duhet të kem inat që të bëj diçka. Nëse i kam punët në terezi nuk më shijon ta bëj diçka”- tha Fifi.
“Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të vogëls. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë i’ua dinë vlerën.Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin. Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, skam bërë asgjë”- u shpreh ajo.