Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk qenkan ndarë në mënyrë miqësore siç thanë?!
Jennifer Lopez i dha fund fejesës me Alex Rodriguez dhe vetëm shumë pak nga ndarja, ajo u hodh në krahët e Benn Affleck.
Normalisht kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Alex, madje një burim ka thënë së fundmi për “People” se Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex-in dhe për këtë ka një arsye.
“Jennifer duket shumë e lumtur. Ajo u përpoq për një kohë të gjatë që marrëdhënia e saj me Alex të funksiononte. Ajo ndihet mirë që vendosi t’i japë fund. Ajo thjesht nuk i beson atij dhe nuk donte të humbte më shumë kohë, “, shtoi burimi.
Ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një teori që po hedh dyshime të forta ndaj dyshes J. Lo dhe Ben apo siç quhen ndryshe “Bennifer”. Prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka hedhur aludime se sipas saj, Bennifer” në fakt është një marifet publiciteti. Ndër të tjera, ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me J.Lo, që ka mohuar të ketë një romancë mes Ben dhe divës së muzikës.
Burimi thotë se kjo romancë e përfolur po bëhet për të treguar se Lopez është akoma e dëshirueshme pas thashethemeve që qarkullojnë lart e poshtë se Alex nuk i ka qëndruar besnik.