Sorry, no posts matched your criteria.

Jasmina tregon se i ka bërë një surprizë, Andi dhe vëllai i vet ka diçka për t’i thënë

Jasmina dhe Andi janë një nga dyshet më të komentuar për momentin. Ato dolën nga program për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë, por mesa duket gjërat u mbyllën shpejt.

Ajo tha se Andi është në një lidhje me këngëtaren e njohur, Dionën.

E ftuar në “Glamour Zone” pas daljes nga “Për’puthen” dhe ndarjes me Andin ishte ish-konkurrentja Jasmina Kadriu.

Jasmina u shpreh e zhgënjyer për Andin, duke treguar se i kishte bërë një surprizë tepër speciale duke i sjellë vëllain e madh nga Amerika, por ai s’e kishte përmendur kurrë gjestin e saj.

“Ia kam sjellë unë vëllain nga Amerika, ia kam bërë unë surprizën dhe ai s’e përmendi në asnjëlloj vendi.”- tregoi ish-konkurrentja ndër të tjera në emisionin që do të transmetohet sonte në “RTV Ora”.

Nga ana tjetër, Andi ka realizuar një video live ku u shfaq së bashku me vëllain e tij të madh, i cili këto kohë kishte pasur raporte të mira me Jasminën. Ndjekësit nisën të shkruajnë për faktin që vëllai i Andit, Beni, e kishte pasur shoqe Jasminën ndërsa tashmë nuk e mbështeste më.

Ndaj, Beni i kërkoi Andit të kthente kamerën nga ai për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë. Por, ishte Andi ai që kundërshtoi duke e këshilluar të mos merrej më me këtë muhabet, por t’ia linte seen.

Pas kësaj, vëllai i Andit ka reaguar nëpërmjet një postimi në Story:

“Korrigjim: Unë veten e kam sjellë nga Amerika edhe surprizën unë ia kam bërë vëllait tim. Por megjithatë, faleminderit që m’ke marrë prej aeroportit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com