Ja cila është arsyeja pse 2 episode të “SpongeBob” janë fshirë nga platformat
SpongeBob SquarePants (gjithashtu i referuar thjesht si SpongeBob) është një seri televizive komedi e animuar amerikane e krijuar nga edukatori dhe animatori i shkencave detare Stephen Hillenburg për Nickelodeon.
Dy episode të “SpongeBob SquarePants” janë fshirë nga Paramount+ dhe Amazon, për shkak të përmbajtjes së tyre të papërshtatshme. Një episod, “Këarantined Crab” nga sezoni i 12-të, përqëndrohet në historinë e një virusi.
“Kemi vendosur të mos e transmetojmë për shkak të ndjeshmërisë që ka përfshirë gjithë botën për shkak të pandemisë reale globale”, ka thënë një zëdhënës i Nickelodeon për “CNN Business”.
Në episodin në fjalë një inspektor shëndeti shkon në Krusty Krab dhe gjen një rast me “Clam flu” në restorant. Pas zbulimit, inspektori i shëndetit karantinon shefat dhe personazhet në filmin e animuar “pushtohen” nga ankthi. Ata që supozohet se kanë virusin shmangen dhe vendosen në një frigorifer.
Ky episod reflekton ndjenjën e izolimit dhe urrejtjes që shumë komunitete aziatike kanë përjetuar që nga fillimi i pandemisë. OBSH-ja ju ka kërkuar njerëzve që të shmangin terma të tilla si “virusi kinez”, sepse mund të krijojnë një reagim kundër njerëzve me origjinë aziatike.