Sorry, no posts matched your criteria.

It’s Rikes World

Ajo është fiks në botën e saj. Një vajzë që edhe kur nuk është e pranishme në jetën publike, ja lexon emrin nëpër portale sepse Rike Roci nuk mund të kalojë kurrë pa u vënë re. Ne do ta njihnim më shumë (dhe më mirë) në Big Brother Vip Albania. Padiskutim që Rikja ishte një vajzë sensuale, bukuroshe dhe tepër e kuruar, por nga ana tjetër nëpërmjet këtij formati arritëm ta njohim edhe botën e saj të brendshme. Ku na tregoi si qeshte, qante, si të ishte një vajzë e fortë që nuk ngurroi kurrë t’a thoshte mendimin e saj të vërtetë dhe të sinqertë me zë të lartë. Pas kësaj eksperience e pamë edhe si imazhin më seksi që Lori Caffe ka patur ndonjëherë e që Rikja e ka shijuar shumë si eksperiencë….

Rike, je më shumë mes Italisë apo Shqipërisë këto kohë?

Rrugën Milano-Tiranë unë e bëj shumë shpesh, por këtë periudhë për shkak të angazhimeve që kam patur po jetoj më shumë në Tiranë.

Si do ta cilësoje vitin 2024 meqënëse jemi drejt fundit të tij dhe mund ti bëjmë disa bilance?

2024 ka qenë një vit me shumë punë e angazhime. Nga ana tjetër do ta cilësoja si një vit me shumë stres sepse kam qëndruar larg familjes dhe njerëzve që dua më shumë.

Mendon që Big Brother ishte një eksperiencë që të duhej?

Mendoj që po. Edhe pse Big Brother ishte një format i ashpër përsëri unë do ta cilësoja si një eksperiencë ku kam treguar karakterin tim. Nga njëra anë isha një vajzë e brishtë por nga ana tjetër edhe një grua e fortë. Besoj se do ta mbaj mend gjatë si eksperiencë.

Pse s’të pamë në ndonjë emision televiziv në këtë sezon?

Unë isha pjesë e “Top Arena” fill pas përfundimit të Big Brother dhe tani kam nevojë të bëj diçka që është jashtë fushës së televizionit. Po punoj për një projekt që nuk ka lidhje me televizionin… Shumë shpejt do ta merrni vesh (qesh).

Si është të jesh imazh i Lori Caffe?

 Të jesh imazh i Lori Caffe është kënaqësi dhe përgjegjësi shumë e madhe. Jam tejet e lumtur dhe mirenjohëse që më zgjodhën mua në disa prej reklamave që Lori Caffe hodhi në treg. Uroj t’ju kenë pëlqyer pasi unë e kam shijuar shumë si eksperiencë.

E ke menduar Kosovën si një alternativë për të bërë ndonjë emision televiziv?

E vërteta është që Kosova më pëlqen shumë dhe kohët e fundit po shkojë shumë shpesh atje. Por siç e ceka dhe më sipër nuk kam në plan ti përkushtohem televizionit në këtë moment, kështu që për rrjedhojë nuk mendoj se do mund të bëja ndonjë program televiziv në Kosovë. 

Ndonëse nuk del në ekran vijon të jesh në qendër të portaleve për lajme e reagime të ndryshme. Të bezdis ky fakt?

Edhe nëse nuk dal me vite në ekran përsëri jam gjithmonë pjesë e portaleve. Të jem e sinqertë nuk më bezdis fare ky fakt, por ka raste kur shkruajnë lajme jo të vërteta që mund të më ndikojnë pak. Megjithatë mund të them se jam mësuar (qesh).

Një pyetje që ndoshta janë kurioz ata që të ndjekin, po e mbyll vitin “single” apo në një lidhje?

Di të të them që nuk jam vetëm…

Një dëshirë që e ke ende në sirtar…

Kam shumë por ajo që do doja më së shumti është ta shoh veten në kinema si protagoniste në një film, por pse jo të jem dhe producente.

ReplyForwardAdd reaction
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com