Sorry, no posts matched your criteria.

Italia fiton “Eurovision 2021”, ja në cilin vend u rendit Shqipëria

Çmimin e parë në festivalin e këngës “Eurovision 2021” e rrëmbeu sonte Italia, e cila u përfaqësua nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

Italia (524 pikë) ishte në një garë të fortë me Francën (499 pikë) dhe Zvicrën (432 pikë), të cilat u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Zvicra u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj, i cili i mrekulloi të gjithë me vokalin e tij.

Shqipëria, e përfaqësuar denjësisht nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

Këngëtarja bëri mal zemrat e shqiptarëve dhe dhuroi një spektakël të vërtetë me këngën e shkruar nga Olti Curri dhe kompozuar nga Kledi Bahiti.

Megjithëse nuk arriti të rrëmbente çmimet e para, Shqipëria ia doli të futej në finale e të vlerësohej si një prej këngëve më të mira, ndërsa veshja e Peristerit u krahasua me atë të divës botërore, Beyonce-s.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com