Ilda Bejleri në pritje të ëmbël publikon foto me barkun e rrumbullakosur
Para pak kohësh Iconstyle shkroi lajmin se moderatorja Ilda Bejleri ishte në pritje të ëmbël. Aktualisht ao është në muajin e pestë të shtatzanisë dhe po pret një vajzë, ndërsa këtë lajm është munduar ta mbajë sa më të fshehtë nga publiku.
Epo mesa duket jo më pasi ka qenë vetë Ilda që ka postuar një foto në rrjetet sociale duke treguar barkun e rrumbullakosur njëkohësisht duke konfirmuar lajmin.
Ilda nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.Profili i tij mbetet i panjohur për publikun, teksa duket se edhe në ditët më të ëmbla Ilda ka preferuar ta mbajë gëzimin vetëm për vete duke ndarë shumë pak me publikun.