‘Hoodie’ me emrin Dua Lipa, kontrata ‘milionëshe’ për këngëtaren shqiptare
Ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka vendosur të bashkëdizenjojë katër koleksione në bashkëpunim me Nyden, prodhimin më të ri të markës ndërkombëtare “H&M”. FashionNetwork shkruan se koleksionit i ri që përmban kryesisht bluza sportive me mëngë të gjata (Hoodie), me modele e masa të ndryshme do të ketë të mbishkruar emrin Dua Lipa.
“Dua është një nga artistet pop më të njohur në botë sot. Qëndrimi i saj i fortë dhe i ashpër, për të mos përmendur stilin e veçantë, e bëjnë atë të përshtatshme në mënyrë të përsosur për filozofinë e Nyden. Pamja dhe stili frymëzues i Duas është arsyeja pse ne kemi zgjedhur të punojmë me të dhe të krijojmë koleksione të shumta,”- tha Stina Force, drejtoreshë krijuese e Nyden në lidhje me bashkëpunimi i fundit.
Në këtë mënyrë, këngëtarja e ‘New Rules’ i është bashkuar futbollistit Jérôme Boateng, Justine Skye, artistit të tatuazheve Dr. Woo dhe aktores Noomi Rapace që kanë bashkëpunuar më herët me të njëjtën markë. Nyden u prezantua nga H&M Group në dhjetor të vitit të kaluar si një platformë “luksi i përballueshëm”. Detaje të reja rreth bashkëpunimit me Dua Lipën dhe fushata pritet të zbardhen në ditët në vijim, por për momentin mund të shijoni disa prej modeleve