Sorry, no posts matched your criteria.

Gjyqi Heard-Depp, reagon për herë të parë Elon Musk

Ditën e enjte përfundoi gjyqi midis Amber Heard dhe Johnny Depp.

Për verdiktin do duhet të presim deri ditën e martë megjithatë vëmendja nuk ka humbur. Elon Musk edhe pse jo fizikisht prezent, u përmend shpesh në gjyqin që rrëmbeu vëmendjen e botës.

Biznesmeni më i pasur në botë dikur ishte partneri i Amber Heard dhe vendosi të mos merrte pjesë në gjyqin e gjatë mes dy aktorëve, pavarësisht se emri i tij figuronte në të. Ishte Depp ai që akuzoi ish-partneren e tij, Heard, se kishte një lidhje me themeluesin e Tesla. Musk donte të priste derisa të përfundonte çështja për të folur dhe për të thënë atë që mendonte. Njeriu më i pasur në botë zgjodhi Twitter-in si platformën në të cilën ndau mendimet e tij.

“Shpresoj që të dy të vazhdojnë përpara. Në më të mirën e tyre, secili prej tyre është i mahnitshëm”- tha Musk, duke iu përgjigjur Lex Fridman.

Se kush do arrijë të fitojë gjyqin do të zbulohet ditën e nesërme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com