Sorry, no posts matched your criteria.

Gazmend Abrashi: Njeriu që sfidon suksesin

Gazmend Abrashi ndërmarrës i njohur i Kosovës, me karrierë mbi 30 vjeçare që udhëheqë me disa biznese të suksesshme të veprimatrive të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.Exclusive Group është grupacioni i kompanive që ka themeluar dhe udhëheqë ndër vite me veprimari të distribucionit, tregtisë me shumicë, tregtisë me pakicë, prodhimit, dhe së fundi investimi në kompleksin banesor afarist në Gjilan, Monopol City.Një personalitet shumë energjik, ekonomist i diplomuar i cili për një kohë sfidoi vetën edhe në politikë duke qenë deputet i Parlamentit të Kosovës dhe Koordinator i Kosovës në Bashkpunimin Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor – RCC. Gjithashtu shërben edhe si Konsull Nderi i Malit të Zi në Kosovë.Në opinion i njohur si një njohës i mirë i zhvillimeve makroekonomike që ofron zgjidhjet e nevojshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gazmendi si politikan, si biznesmen, si pedagog, ku ndahen dhe bashkohen të gjithë këto personazhe?

Profili im për shumë vite është ndërtuar në ndërmarrësi. Si i ri e kam gjetur veten në sferën e të bërit biznes, duke punuar si student së pari si agjent tregtar dhe për të filluar biznesin tim të parë që në vitin 1989.  Angazhimi im në politikë erdhi si një thirrje e kohës që të jap kontributin tim, posaqërisht në sferën e zhvillimit ekonomik të vendit. Ishte një përvojë shumë sfiduese dhe interesante, por edhe me shumë angazhime, Të qenurit deputet edhe pse perceptimi duket ndryshe nga përvoja ime ju them se është një punë me orar të plotë e përtej orarit për ata që duan të punojnë dhe kontribuojnë në avansimin e shoqërisë nga bankat e Parlamentit të Kosovës. Unë edhe këtë punë e kam kryer me përkushtimin më të madh të mundshëm.  Nuk e shoh veten si politikan. Jam një ndërmarrës me vullnet që njohuritë dhe përvojat e mia ti vë në shërbim të vendit kur duhet dhe më kërkohet.

Cilën quani si pikën kulmore në jetën tuaj, në karrierë dhe atë personale?

Në parim njeriu duhet të angazhohet dhe punojë në synimet e veta. E pikat kulmore janë të ndryshme varësisht se çka në atë kohë ke prioritet. Jam rritur në familje ku arsimimi ka qenë prioritet dhe sigurisht se shkollimi dhe arsimimi ka qenë arritje. Fillimi i suksesshëm dhe zhvillimi i biznesit është gjithashtu një arritje e imja e cila edhe sot më sfidon.Të bërit baba ishte një moment tjetër kulmor për mua dhe vazhdon me momentet e veçanta kur përcjelli rritjen dhe arritjet e fëmijëvë të mi.   Çdo moment i bukur në jetë që e ndan me familjën dhe bashkëpuntorët e tu krijon pika kulmore e që së bashku me ato më pak kulmore, në realitet e bëjnë jetën.

Është më e vështirë të bësh politikë apo biznes në Kosovë?

Kosova e dalur nga lufta, është ballafaquar dhe vazhdon të ballafaqohet me shumë vështirësi. Nuk ka qenë e lehtë për asnjë qytetarë të Kosovës të mbijetoj aparthejdin e kohës së Millosheviçit të përjetojë e mbijetojë luftën dhe sfidat e ndërtimit të shtetit të ri. Vështirësitë kanë qenë kudo dhe ende ka sfida që duhet tejkaluar.  Secili profesion i ka vështirësitë e veta, të bërit politikë dhe të bërit biznes nuk janë të karahasueshëm, këto dy profesione janë shumë të ndryshme, qasja, sfidat dhe përgjegjësia bëjnë dallimin.

Një sipërmarrës që njeh vetëm suksese, si ka qenë për ju kjo karrierë?

Shumë punë, guxim dhe vullnet për të arritur qëllimet e parashtruara para vetit dhe sigurisht një ekip i zgjedhur i bashkëpuntorëve që së bashku të realizojmë synimet tona. Kur kthej kokën pas, e kuptoj që asnjëherë nuk jam ndalur, edhe atëhërë kur kam pasur vështirësi të cilat janë dukur të pakalueshme. Kam pasur vullnetin dhe kam motivuar ekipin tim që pengesat janë për ti tejkaluar.Një karrierë mbi 30 vjeçare e përmbushur me shumë punë, sfida dhe kenaqësi profesionale dhe personale.

Kë quani krenarinë tuaj më të madhe në sipërmarrje?

Njerëzit, bashkëpuntorët e mi që për vite kemi punuar bashkë dhe që disa prej tyre edhe po i përcjellim në pension. Besoj se fuqia e kompanisë qëndron te ekipi – stafi që merr përgjegjësinë që të arrijmë caqet e synuara dhe të besoj në vizionin e udhëheqësit. Sot Exclusive Group ka rreth 600 të punësuar dhe ata janë aseti kryesor që e bëjnë kompaninë të suksesshme dhe mua krenarë.

Duket se i keni provuar të gjitha dimensionet e suksesit, cili ju ka mbetur ende pa shijuar si sukses?

Nuk sfidohem me konceptin e suksesit, më sfidon puna dhe përkushtimi për të arritur cakun, qëllimin e përcaktuar, suksesi asnjëhere nuk mungon kur ke perkushtimin e duhur dhe punën e nevojshme për cakun e synuar.  Unë sukses e konsideroj edhe një ditë të bukur të kaluar me fëmijët e mi në Ulqin, sepse të gjithë së bashku kemi pasë përkushtimin që të mblidhemi dhe ta kalojmë një kohë së bashku. Suksesi definitivisht është emocion shpirtëror e jo material. 

Si person i realizuar, keni një këshillë për të rinjtë, që shpesh edhe duan të largohen nga vendi?

Ndiqni ëndrrat e juaja, kërkoni mundësitë që këto ëndrra ti realizoni por sigurisht e di që endrrat e juaja nuk do të ju realizoj dikush tjetër. Secilin qëllim që ja vendosni vetes duhet ta plotësoni me shumë punë dhe përkushtim, duke e ditur qartë se ku e keni cakun. Edhe të dalurit jashtë vendit si opcion, kërkon një përkushtim të madh për të mësuar gjuhën, të kesh një profesion dhe  vendoshmërinë të adaptohesh në rrethana të reja pa komoditetin që e ke në vendin tënd. Kosova besoj fuqishëm është vend i mundësive, të shpresojmë që ti tejkalojmë këto vështirësitë politike dhe të fokusohemi në zhvillimin ekonomik të vendit që të sigurojmë një vënd të mundesive për gjeneratat e reja që të shohin mundësitë dhe perspektivën në vendin tonë. Shpirti ndërrmarës i qytetarëve tanë është për tu admiruar, me pak mundësi ata do ta gjejnë veten në ekonominë tonë. Mbetet obligim i lidershipit që të krijoj ambientin e favorshëm ekonomik që ky shpirt ndërmarrës të zhvillohet në drejtimin e duhur.  

Gazmendi dhe familja, cili është roli juaj në familje, sa impenjativ jeni në shtepi?  Jeni ndër ata kryefamiljar që kur arrini në shtëpi punët mbarojnë apo i vijoni edhe në familje?

Përkundër obligimeve të shumta në punë, mundohem që të jem sa më afër familjes. Unë kam tre fëmijë, Astritin 27 vjeçar, Artin 21 vjeç dhe vajzën Arba 15 vjeçe. Mundohem të jem sa ma shumë pranë tyre, mundohem ta kuptoj botën e tyre dhe të kenë përkrahjën time në rrugëtimin e tyre.   Që të tre kanë obligimet dhe preokupimet e tyre por saktë e dinë se në çdo kohë munden me llogaritë në babin e tyre. Nëse pyetja ka të bejë se a ka punë burrash e punë grash dhe a kam hezitime dhe paragjykime? Unë jo. Jam rritur nga nëna Bahtije, një grua që tërë jetën ia ka dedikuar emancipimit të shoqërisë, me motrën Lindën që e kam pasur krah gjithë jeten, në familje ku organizimi i punëve dhe menaxhimi i obligimeve familjare ka qenë i shpërndarë tek të gjithë. Vetëm kështu edhe kemi mundur të jemi të suksesshëm.

Ke një moto, një personazh apo një histori që ju identifikon?

Personazhi model në jetën time është babai im Aziz Abrashi, i cili ka qenë një ndër ekonomistët më të spikatur të Kosovës, një njeri me virtyte të larta njerëzore i cili në momentet më të rëndësishme për Kosovën ka udhëhequr Kombinatin Trepça, i cili në atë kohë ka pasur mbi 20,000 të punësuar. Babit do i bëhen vitin tjetër 10 vite që ka ndërruar jetë. Ai edhe sot gëzon kujtimet dhe respektin nga ata që e kanë njohur për përkushtimin e tij ndaj punës, profesionalizmin, kontributin dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës.Vazhdon me qenë modeli im edhe sot.Kurse motoja ime e cila qendron në hyrje të kompanisë së bashku me motot e menaxhmentit është:  “Nuk ka kështjellë të pamposhtur, ka vetëm gjeneral të dobët”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com