Sorry, no posts matched your criteria.

Fundjava e magjishme! Bëhuni gati të shihni shiun më të bukur të meteorëve, më 13-14 dhjetor…

Kjo fundjavë e 13-14 dhjetorit 2025 do të sjellë një nga fenomenet astronomike më të bukura të vitit: shiun e famshëm të meteorëve të quajtur “Geminids”, që çdo dhjetor ofron një spektakël të jashtëzakonshëm.

Sipas të dhënave të Unionit të Astrofizikantëve Italianë (UAI) dhe platformës “Starwalk”, aktiviteti maksimal i këtij shiu meteorik pritet mes orës 16:00 të së shtunës dhe orës 13:00 të së dielës, me orën tonë. Ndërkohë që momenti i vërtetë i pikut do të ndodhë rreth orës 09:00 të mëngjesit të së dielës, po ai nuk do të jetë i dukshëm për ne pasi nuk do ta lejojë drita e diellit.

Gjithësesi, orët e natës do të jenë ideale për të vëzhguar qiellin, veçanërisht intervali mes 02:00 dhe 05:00 në mëngjesin e 14 dhjetorit, kur pika nga ku duken sikur burojnë meteorët do të ngrihet shumë lart drejt jug-jugperëndimit.

Ky shi meteorësh krijohet nga pluhuri dhe fragmentet e asteroidit 3200 Phaeton, një trup qiellor rreth 5 kilometra i gjerë.

Aktiviteti i jashtëzakonshëm ka nisur nga data 4 e do të vazhdojë deri më 20 dhjetor, por pikërisht mes datave 13 dhe 14 pritet intensiteti më i lartë. Do të jenë të dukshëm deri në 120-150 meteorë në orë, nëse qielli do të jetë majftueshëm i kthjellët. Një rast ideal ky për të parë “shiun” më të dendur të yjeve që bien gjatë vitit.

Interesant është fakti se këtë vit, shfaqja do të favorizohet edhe nga mungesa e ndriçimit të hënës, pasi ajo do të jetë një “hënëz” në rënie, vetëm 27% e ndriçuar dhe do të lindë pas orës 02:00 të natës mes 13 dhe 14 dhjetorit, duke lënë shumë orë me qiell të errët.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com