Flori dhe Klajdi rikthehen në “Kënga Magjike” me një super këngë
Flori dhe Klajdi kanë vendosur të rikthehen së bashku në “Kënga Magjike” me një super bashkëpunim.
Përpara se të performonin, Arditi i bëri disa pyetje si ccdo të ftuarëve të tjerë.
Ka qenë Klajdi që ka treguar si ka lindur frymëzimi për këtë projekt muzikor.
“Kjo këngë ka një histori timen personale, për tre arsye. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës…”, tha ky i fundit.
“Kënga Magjike” ka nisur nga data 21 mars dhe finalja do të mbahet në 29 maj.